Kurti takim me liderët e partive politike – Diskutime mbi arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit

Kosovë | 1 vit më parë

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar 48 vende në Kuvend mban pasditen e sotme një takim krerët e partive parlamentare, ftesë që është pranuar nga përfaqësuesit e partive politike.

Ftesa erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, e cila la një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Kurti tha një ditë më parë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se konstituimi i Kuvendit është detyrim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Kuvendi Kosovës të premten shtyu seancë e 38-të, për ta vazhduar atë të diel, pas takimit të Kurtit me krerët e partive politike.

Organi ligjvënës prej 15 prillit ka dështuar të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët, pasi partitë opozitare refuzojnë Albulena Haxhiun, kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për krye parlamentare. Kjo e fundit tha një ditë më parë se  është e gatshme të tërhiqet, nëse me votim të fshehtë nuk merr 61 votat e nevojshme për të drejtuar Kuvendin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme