Kushtet e përkeqësuara të motit në Vlorë, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis për nesër. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Aktualitet | 7 muaj më parë

Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur gjatë datave 26–27 mars 2026.

Për këtë arsye, është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, deri në orën 06:00 të datës 27 mars.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Ndërkohë, anija pasagjere e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për datën 26 mars, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të tyre.

Përmirësimi i situatës pritet pas orës 06:00 të datës 27 mars, kur mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të mund të rifillojnë aktivitetin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme