Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse

Botë | 2 vite më parë

Gjykata e lartë e Rumanisë ka anuluar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit dhe thotë se procesi duhet të përsëritet.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pasi presidenti Klaus Iohannis deklasifikoi dokumentet e inteligjencës që pretendonin se Rusia ishte pas një fushate për të promovuar kandidatin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu në platforma të tilla si TikTok dhe Telegram.

Georgescu po ashtu nuk kishte deklaruar ndonjë shpenzim për fushatën, por doli si kryesuesi pas raundit të parë më 24 nëntor.

Ai duhej të përballej pro-BE Elena Lasconi, e partisë Save Romania Union, në një balotazh të dielën.

Gjykata tha në një deklaratë se “anulon të gjithë procesin zgjedhor në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Rumanisë. Qeveria do të vendosë një datë të re për zgjedhjet si dhe një program të ri kalendar për kryerjen e veprimeve të nevojshme”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme