Kuvend, dritë jeshile ligjeve për diskriminimin dhe vullnetarizmin

Politikë | 11 muaj më parë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar sot një mbledhje, duke miratuar projektligje të rëndësishme.

Nën drejtimin e Zëvendëskryetares Iris Luarasi, komisioni i dha miratimin në tërësi ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, ligjit të ri për vullnetarizmin, si dhe paketës për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Mbrojtja nga Diskriminimi Pika e parë e rendit të ditës u fokusua në forcimin e mekanizmave kundër diskriminimit. Deputeti nismëtar, Taulant Balla, prezantoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10221”.

Deputetja Iris Luarasi, në cilësinë e relatores, theksoi rëndësinë e përditësimit të këtij ligji për të garantuar standarde më të larta të të drejtave të njeriut. Pas diskutimeve, ndryshimet u miratuan në tërësi.

Ligji i ri për Vullnetarizmin

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte miratimi i kuadrit të ri ligjor për vullnetarizmin. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, prezantoi para komisionit projektligjin “Për Vullnetarizmin”.

Kjo nismë synon të rregullojë dhe të nxisë angazhimin vullnetar në Shqipëri, duke i dhënë atij statusin dhe mbrojtjen e duhur ligjore. Edhe ky projektligj mori votat e nevojshme të anëtarëve të komisionit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme