Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Politikë | 4 muaj më parë

Kuvendi mblidhet këtë të hënë (13 korrik) në seancë plenare për të shqyrtuar një sërë projektrezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025. Seanca do të nisë në orën 10:00  dhe në fillim të saj pritet të miratohen procesverbalet e mbledhjeve plenare të datave 30 qershor dhe 2 korrik.

Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2025, si edhe raportet për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutin e Statistikave (INSTAT), Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), Entin Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entin Rregullator të Ujit (ERRU).

Në përfundim të seancës, rendi i ditës parashikon diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme