Kuvendi miraton ligjin për amnistinë me 84 vota, Gogu: Vendim që mbron sigurinë publike dhe respekton reformën në drejtësi

Pas miratimit të ligjit për amnistinë në Kuvend me 84 vota pro, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu reagoi duke e cilësuar vendimin si një hap me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e mijëra qytetarëve.
Ai theksoi se ligji i ri është i konceptuar për të garantuar sigurinë publike, për të respektuar reformën në drejtësi dhe për të krijuar mundësi rehabilitimi për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu e cilësoi vendimin si një hap me ndikim konkret në jetën e mijëra qytetarëve.
“Mes zhurmës së politikës së ditës, Kuvendi mori sot një vendim me pasoja konkrete për jetën e mijëra qytetarëve”, shkruan ministri.
Sipas Gogu, ligji i miratuar synon të garantojë sigurinë publike, të respektojë reformën në drejtësi dhe, njëkohësisht, të krijojë mundësi rehabilitimi për personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga ligji.
“Ky është një ligj që mbron sigurinë publike, respekton reformën në drejtësi dhe njëkohësisht krijon mundësinë e rehabilitimit për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji”, thekson ai.
Ministri i Drejtësisë nënvizon se shteti duhet të dijë të ndëshkojë kur është e nevojshme, por edhe të njohë momentin kur ndëshkimi e ka përmbushur qëllimin e vet.
“Shteti duhet të dijë të ndëshkojë kur është e nevojshme. Por duhet të dijë edhe të njohë momentin kur ndëshkimi e ka përmbushur qëllimin e vet. Ky është kuptimi i vendimit të sotëm”, përfundon reagimi i ministrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




