Kuvendi miraton ngritjen e dy Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita dhe ndryshimet në buxhet

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore, të kërkuara nga opozita.
Dy komisionet e dakordësuara nga marrëveshja e përbashkët janë Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi si dhe Komisioni për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.
Sakaq, Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.
Ndërsa Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS mori 96 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.
Po ashtu me 71 vota pro, asnjë abstenim dhe 23 kundër u miratuar edhe akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




