Laçi, trajneri Osmani: Fitore e rëndësishme, ekipi zbatoi detyrat

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka komentuar për “Super Gol” fitoren 2-0 të arritur përballë Vllaznisë në javën e 4-t të “Abissnet Superiore”.

“Pas humbjes me Teutën ishte me shumë rëndësi që të fitohej ndeshja me Vllazninë. Gjatë javës, sigurisht që jemi përgatit për këtë ndeshje, e kemi analizuar kundërshtarin dhe shumicën e detyrave skuadra i zbatoi dhe si rezultat erdhi dhe fitorja”.

“Do mundohemi të tregojmë të njëjtën gjë dhe në ndeshjet në transfertë. Sa i përket sistemit, ndonjëherë je i detyruar të ndërrosh për shkak të dëmtimeve, për arsye të ndryshme. Ekipi sot fitoi në drejtimin taktiko teknik. Ishin më të shpejtë, më të aftë. Sigurisht që do të vazhdojmë kështu”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme