Lajme të mira për Lazion, zhbllokohet merkato e klubit italian

Lazio dhe Claudio Lotito mund të marrin frymë lirisht. Sipas lajmeve të fundit, klubi bardhekaltër do të jetë në gjendje të operojë lirshëm gjatë merkatos të dimrit.
Komisioni i pavarur që mbikëqyr llogaritë e klubeve italiane thuhet se u ka dhënë dritën jeshile bardhekaltërve, duke pasur parasysh se janë përmbushur të gjithë parametrat e kërkuar, duke përfshirë një raport të kostove të zgjeruara të punës me të ardhurat prej më pak se 0.8.
Pas ndalimit të vendosur në verë, Maurizio Sarri tani do të jetë në gjendje të diskutojë çështjet më lirshëm me klubin dhe të identifikojë përforcimet e nevojshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




