Lajpcig shkon në finale, e prêt Frajburgu

Gjermani | 5 vite më parë

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i futbollit gjerman Kupa e Gjermanisë, eksluzivitet i RTSH SPORT, ka njohur edhe skuadrën e dytë finaliste. Laipcig ia doli të fitojë 2-1 me përmbysje kundër Unionit të Berlinit në gjysmëfinale, duke arritur kështu të sigurojë finalen për të dytin vit radhazi, pasi një vit më parë u mposht nga Borusia e Dortmundit 4-1.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të kur Beker kaloi në avantazh miqtë e drejtuar nga Fisher, ndërsa në minutën e 61-të ishte portugezi Andre Silva që riktheu barazpeshën për Lajpcig pas ekzekutimit të saktë të penalltisë së fituar nga Nkunku.

Dominim i plotë nga formacioni i Domeniko Tedeskos, por goli i fitores dhe i biletës për në finale u shënua vetëm në minutën e 3-të shtesë me anë të suedezit, Emil Forsberg.

Në finalen e madhe të 21 majit në Olimpiashtadion të Berlinit, Lajpcig do të përballet me Frajburg, këta të fundit eleminuan në gjysmëfinale skuadrën e Bundesligës së dytë, Hamburgun.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme