Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me respektimin e ligjit dhe garantimin e rendit publik, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të shkojë paralelisht me zbatimin e ligjit.

Përmes një deklarate, Lamallari u shpreh se balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor është në funksion të qytetarëve dhe mbrojtjes së shoqërisë.

“Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, deklaroi ministri. Lamallari theksoi kështu nevojën për një reagim të fortë institucional ndaj rasteve kur cenohet autoriteti i ligjit dhe i strukturave që kanë për detyrë garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Reagimi i Lamallarit vjen pas ngjarjes së djeshme (19 gusht) ku një turist portugez u qëllua me thikë për vdekje nga një 29-vjeçar ku 41 persona u shoqëruan pas ngjarjes dhe 11 u arrestuan duke zbuluar një zinxhir dështimesh në siguri dhe përfshirjen e stafit të shërbimit.

Po ashtu, pak ditë më parë një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Sarandë ku u dhunua shefi i Krimeve në qytet, Mateo Bakalli. Ky i fundit ishte përfshirë në një konflikt fizik me disa persona, ku si pasojë e sulmit pësoi dëmtime në trup dhe në fytyrë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme