RTSH humb kameramanin Ervin Hoti. La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet

Aktualitet | 1 vit më parë

Pas një sëmundje të rëndë dhe të shpejtë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pushoi së rrahuri zemra e një prej kameramanëve më të mirë të RTSH-së.

Ervin Hoti prej 22 vitesh kontribuoi në realizimin e qindra programeve televizive, duke nisur nga programet e thjeshta e deri te spektaklet.

Ai ishte një nga “sytë” më cilësor me anë të të cilit publiku ka parë dhe shijuar prodhimet e RTSH-së për më shume se dy dekada. Ervini karakterizohej nga korrektësia dhe intuita krijuese në çdo aspekt të punës.

Ai do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe Radio Televizionit Shqiptar, institucionit ku punoi me aq përkushtim dhe profesionalizëm. RTSH i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve!

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme