Lamtumirë Jorgo Papingji! Më 23 mars homazhet në hollin e Radio Tiranës në nder të “Mjeshtrit të Madh”

Kulturë | 3 vite më parë

Të gjithë dashamirësit, familjarët, miqtë dhe artdashësit e punës së paharrueshme të “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji do të munden t’i japin më 23 mars lamtumirën e fundit.

Homazhet do të zhvillohen në hollin e Radio Tiranës nga ora 09.00 deri në orën 11.00 duke nderuar kontributin e madh në artin shqiptar që poeti Jorgo Papingji la pas.

Jorgo Papingji ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, ku prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Jorgo Papingjit është autor i 4000 poezive dhe  ndër vite poezitë e tij frymëzuan kompozitorët shqiptarë për krijime të shumta në anketa muzikore dhe Festivalet e RTSH-së, duke fituar mjaft çmime.

Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave “Zemërimi i një natë” ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme