Lapaj i drejtohet KAS, “Shqipëria Bëhet” kundër vendimit të KQZ për mandatin e Tiranës

Politikë | 1 vit më parë

Koalicioni “Shqipëria Bëhet” depoziton në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ankesë zyrtare kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mandatin e deputetit për Qarkun e Tiranës ia dha kandidates Kleana Xhuveli.

Vendimi i KQZ-së u duk se qartësoi disi konfliktin qe kishte lindur mes drejtuesve të këtij formacioni politik Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj. 

Sipas përfaqësuesve të “Shqipëria Bëhet” vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm pasi kandidatët në listën e mbyllur për këtë qark, përfshirë edhe zonjën Xhuvelin, kishin dhënë dorëheqje nga kandidimi që para nisjes së numërimit të votave të 11 majit.

Në dokumentin drejtuar KAS-it, “Shqipëria Bëhet” kërkon njohjen e akteve të dorëheqjes nga kandidimi në listën e mbyllur.

Koalicioni kërkon që KAS të vendosë ndryshe nga KQZ,  duke iu referuar radhës së listës se hapur dhe jo asaj të mbyllur.

Dokumenti prej disa faqesh mban firmën e zonjës Dorina Prethi, e cila kryen komunikimin ligjor me KQZ-në në emër të partisë “Shqipëria Bëhet”.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme