Lara Colturi për RTSH: Krenare për paraqitjen në këto Lojëra Olimpike

Shqipëria e ka mbyllur pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Vendi i dhjetë për Lara Colturin, përtej pritshmërive për medalje, ka qenë i mirë në kushtet e një gjendje jo të mirë shëndetësore të skiatores sonë. Për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar, Lara Colturi ka treguar emocionet e kësaj eksperience të parë në një Olimpiadë.
“Në fakt më bëri të qaj Mikaela Shiffrin me fjalët që më tha. Jam shumë krenare për këtë pjesëmarrje të parë timen në Lojërat Olimpike Dimërore. Por jo vetëm kaq, edhe me të gjithë mesazhet inkurajuese që kanë ardhur nga shqiptarët në Instagram, apo dhe në rrjetet e tjera sociale.
Ishte një periudhë jo e mirë shëndetësore për mua. Bëra maksimumin, ndërsa jam shumë e lumtur me këtë pjesëmarrje. Është një pistë që e dua shumë, por ajo çfarë dhashë nuk ishte mjaftueshëm për t’i shkuar ëndrrës deri në fund”, ka thënë mes të tjerash Lara Colturi për RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




