Lautaro Martinez humbet disa ndeshje nga dëmtimi, mes tyre dhe derbin me Milanin

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Kapiteni i zikaltërve u dëmtua në ndeshjen kundër Bodo. Ai do të humbasë sfidat e radhës, mes tyre edhe derbin me kuqezinjtë.

Analizat ka dhënë verdiktin. Lautaro Martinez ka pësuar një tendosje muskulore në këmbën e majtë, më saktë në pulpë. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë dhe ky është një lajm gjysmë i mirë për trajnerin Chivu.

Gjendja e kapitenit të Interit do të rivlerësohet javën e ardhshme, megjithatë është e sigurt se ai i ka humbur disa ndeshje, duke filluar nga ajo me Leçen në fundjavë.

Lautaro Martinez ka humbur edhe sfidën e kthimit në Champions League kundër Bodo, që zhvillohet të martën në mbrëmje. Po ashtu, pritet të mos jetë në dispozicion për Genoa-n, ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Como-s, si dhe për derbin me Milanin.

Lajmi i mirë për Interin ka të bëjë me mesfushorin Zielinski, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Chivu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme