“Le të fillojë gjuetia” – Çelet ekspozita e artistit Albes Fusha, ku fotografitë rrëfejnë njeriun përballë ritit dhe besimit
“Le të fillojë gjuetia” është ekspozita personale me fotografi dhe instilacione nga artisti Albes Fusha, që u çel mbrëmjen e 2 marsit në galerinë FAB të Universitetit të Arteve.
Kjo ekspozite eksploron fenomenin se si njeriu arrin ekstazën shpirtërore përmes riteve personale dhe kolektive dhe si besimi ndërton realitete, mbledh turma dhe formon ndërgjegjen kolektive.
Koleksioni i fotove përmban dhjetëra imazhe të kapura gjatë dy dekadave, secila pjesë vizuale e këtij mozaiku emocional të veçantë.
“Është një projekt 20 vjeçar që ka filluar si një dokumentim dhe më pas u kthye në një projekt artistik”, u shpreh artisti.
Ekspozita do të qëndroj e hapur për publikun në galerinë FAB deri më datën 11 mars.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




