Legjendë e pavdekshme! Flamur i paimitueshëm! Milani i jep lamtumirën Franco Baresi-t

Mijëra tifozë dhe shumë emra të mëdhenj të pranishëm, të gjithë të prekur emocionalisht jashtë Basilica të Sant’Ambrogio, ndërsa ultrasit kuqezi këndojnë: “Ka vetëm një kapiten”
Mijëra tifozë të Milanit, shumë emra big të futbollit dhe jo vetëm, janë bashkuar këtë të martë për të përcjellë drejt banesës së fundit Franco Baresi-n, ish-futbollistin e shquar italian të ndarë nga jeta pak ditë më parë. Arkivoli me trupin e legjendës kuqezi mbërriti pak para orës 11:00 në Basilica të Sant’Ambrogio. Aty e priti një kor drithërues, që këndonte “Ka vetëm një kapiten”.
Klubi i Milanit përfaqësohej nga Gerry Cardinale dhe Paolo Scaroni (të dy të vërshëllyer), si dhe nga dy lojtarët e mbetur në Itali, Gimenez dhe Pulisic. Pjesa tjetër e skuadrës ndodhet në Perth, Australi.
Për t’u përmendur është prania e Beppe Sala, kryebashkiak i Milanos, si dhe Andrea Abodi, Ministër i Sportit. Nuk mungonte Beppe Marotta, president i Interit, si dhe ish-shokët e skuadrës të Franco Baresi-t. Mes tyre Paolo Maldini, Marco Van Basten, Dejan Svicevic, Roberto Baggio, Daniele Massaro e të tjerë.
Edhe Barcelona dhe Real Madrid kishin dërguar përfaqësuesit e tyre. Mungonte Zlatan Ibrahimovic për një arsye të fortë personale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




