Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, Prokuroria e Fierit çon në gjyq 3 zyrtarë të IMT dhe 3 efektivë policie
Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim 3 zyrtarë të Inspektoratit vendor të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Mallakastrës dhe 3 efektivë policie, të akuzuar se lejuan 7 ndërtime pa leje edhe pse ishin në dijeni.
Pas një hetimi një vjeçar, Prokuroria e Fierit doli në përfundimin se qytetarët që ndërtonin pa leje, pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi.
Kryeinspektori Ajet Xheba dhe dy inspektorët: Shkëlqim Xheladini dhe Kevi Ymeraj nuk ushtruan detyrat në 7 rastet e ndërtimeve pa leje.
Tre efektivët: Ylli Korroveshaj, Irfan Bajrami e Dashamir Jaupaj nuk ushtruan detyrat në kontrollin, evidentimin dhe identifikimin e ndërtimeve pa leje, megjithëse kanë qenë në dijeni të tyre.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




