Lejuan ndërtimin pa leje në Tropojë, AMP: Nën hetim punonjësi i policisë dhe punonjësi i AKZM

Aktualitet | 1 vit më parë

AMP ka arrestuar në flagrancë një person, ndërsa ka referuar materiale proceduriale në Prokurorinë e Kukësit për një punonjës policie dhe një punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Këta dy punonjës kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në Bjeshkët  e Pojanit, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme