Lentet falas/ Dritë në sytë e afro 2 mijë gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar
Sociale | 6 vite më parë

Rreth 2000 të moshuar, që deri dje paguanin nga xhepi për lentet, i kanë përfituar falas ato gjatë 2020.
Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me shifrat e të moshuarve që kanë përfituar lente falas.
“Mirëmëngjes dhe dhe me dritën në sytë e afro 2000 gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar, falë programit të lenteve FALAS, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.
Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




