Leon Avdullahu transferohet te Hoffenheim: Jam krenar

Shpëtoi për tri pikë distancë me vendin e tretë nga fundi në Bundesligë, Hoffenheim tani dëshiron t’i lërë pas 12 muajt e fundit dhe të fillojë nga e para dhe me pozitivitet në funksion të sezonit të ardhshëm. Prandaj vjen dhe përforcimi në mesfushë, një nga talentet më premtuese në Zvicër. Leon Avdullahu është zyrtarisht një lojtar i ri për skuadrën gjermane.
Njoftimi zyrtar:
“Hoffenheim përforcon mesfushën e tij me një nga talentet më premtuese të Zvicrës: Leon Avdullahu kalon nga kampioni i dyfishtë në fuqi, FC Basel në Kraichgau. Mesfushori mbrojtës 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me TSG dhe sjell me vete, pavarësisht moshës së tij të re, shumë përvojë”.
“Jam jashtëzakonisht krenar që tani jam pjesë e këtij ekipi”, tha Avdullahu gjatë prezantimit të tij. “Negociatat me menaxherët ishin të shkëlqyera dhe ata më bindën shpejt. Këtu, kushtet janë ideale për të vazhduar të përmirësohem vazhdimisht dhe për të festuar sukseset me klubin. Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të ekipit dhe më në fund të filloj të luaj”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




