Leverkusen surprizohet në fund, humbje e rëndë për Dortmundin

Java e 10-të e Bundesligës. Reagimi i shpresuar nuk erdhi nga Bayer Leverkusen, i freskët nga disfata 4-0 në Anfield ndaj Liverpoolit. Skuadra e Xabi Alonso barazoi 1-1 ndaj Bochum-it, duke pranuar golin që i kushtoi 2 pikë pak minuta nga fundi.
Një humbje e hidhur jashtë fushe përballë Mainz për Borussia Dortmundin, i mundur 3-1.
Bayern racional, fitoi 1-0 në transfertë përballë St. Pauli. Musiala shënoi golin vendimtar, duke i dhënë bavarezëve 3 pikë. Ëerder Bremen ka marrë një fitore 2-1 përballë Holstein Kiel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




