Lëviste i armatosur me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan për kontroll një automjet taksi në aksin Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit.

Si rezultat i kontrollit fizik ndaj një pasagjeri të dyshuar, u kap në flagrancë shtetasi G. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte i armatosur me një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me 2 krehra dhe municion luftarak.

Armët dhe municioni i sekuestruar do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme