Lëvizja e Salianjit, analisti Kalemaj: Pa platformë politike. Diskutimet për të zëvendësuar një emër me një tjetër, nuk shëndoshin PD

Politikë | 11 muaj më parë

Analisti Ilir Kalemaj ka komentuar aksionin e nisur nga ish‑deputeti demokrat Ervin Salianji, duke theksuar se ajo nuk paraqet një tezë politike dhe nuk adreson problemet e thella të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Kalemaj u shpreh se kërkesat e disa grupeve brenda PD‑së janë thjesht kërkesa për përfaqësim.

Ai shtoi se grupet që pretendojnë të “shëndoshin” PD‑në duhet të paraqesin ide të qarta dhe jo thjesht kërkesa për ndryshim emrash.

“Nëse na shqetëson fati i opozitës, dhe na shqetëson, atëherë si mund të themi ne që të ikë ky personi që ka një fluks votash dhe të vijë ky tjetri? Unë mendoj se ka disa elementë që duhet t’i konsiderojmë, një është elementi organizativ strukturor. Tezat që po dalin tani janë të këtij karakteri që na hapni edhe ne vend në kryesi, na jepni edhe ne përfaqësim. Absolutisht, me çdo kërkesë politike ka legjitimitetin e saj, por nuk mund të jetë kjo një tezë politike. Çfarë teze politike ka ky grup apo grupe të tjera që synojnë shëndoshjen e PD. Nëse diskutimet janë thjeshtë të zëvendësohet një emër me një tjetër, nuk e shëndoshin PD”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme