Lëvizje në Bashkinë e Tiranës, japin dorëheqjen 4 nënkryetarët. Zgjidhen zëvendësuesit

Politikë | 1 vit më parë

Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar këtë të enjte (31 korrik), nënkryetarët Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga funksionet drejtuese. Sakaq janë përcaktuar edhe katër emrat e rinj që zëvendësojnë nënkryetarët e dorëhequr: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Caktimi i nënkryetarëve të rinj u bë nga një grup pune që drejtohej nga Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj, grup i cili u ngrit me qëllim intervistimin e nënkryetarëve në garë.

Përjashtim në ndryshimet më të fundit që prekin bashkinë më të madhe në vend bën Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë postin e kryetares së komanduar të bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili prej 10 shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Ndryshimet që ndodhin në këtë fundkorrik në Bashkinë e Tiranës u paralajmëruan më herët nga kryeministri Edi Rama, kur në takimin e zhvilluar në këtë institucion foli për “rifreskim” në nivele drejtuese. Ndryshimet u kërkuan edhe në disa bashki të tjera në vend, ku u prekën disa nga drejtorët e administratës vendore.

Gazetare: Elda Hasanbelli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme