Lewandowski ka pesë oferta, por për të ardhmen vendon vetëm pas zgjedhjeve presidenciale në klub

Spanjë | 9 muaj më parë

Robert Lewandowski po e shqyrton me qetësi të ardhmen e tij. 37-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor, vendos për klubin e ri vetëm në muajin prill.

Sipas medieve spanjolle sulmuesi polak po pret që të mbahen zgjedhjet presidenciale në klub. Siç dihet Johan Laporta do të jetë mes kandidatëve të garës së 15 marsit dhe për këtë arsye Lewandowski nuk po nxitohet për të vendosur për të ardhmen.

Polaku mendon ende se mund të ndihmojë Barçën dhe në rast se do t’i ofronte rinovimin e kontratës me një pagë më të ulët do të jetë i gatshëm për ta pranuar. Deri më tani është mësuar se interes të fortë për shërbimet e sulmuesit 37-vjeçar ka treguar skuadra e Major League Soçer e Chicago Fire.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme