Lezha përfshihet nga reshjet intensive, përmbytet lagjja “Besëlidhja”, vështirësi në qarkullim
Reshjet intensive gjatë natës kanë shkaktuar probleme në Lezhë, ku disa zona urbane janë përmbytur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve. Blloku i banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja” është një nga zonat më të prekura, ku rreth 11.2 hektarë tokë ndodhen nën ujë.
Uji ka arritur deri në 40 cm, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët. Edhe lëvizja e automjeteve në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin është vështirësuar për shkak të prezencës së ujit në rrugë.
Pjesa më e madhe e territorit është gjithashtu pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq. Ekipet zjarrfikëse, të emergjencave civile dhe punonjësit e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




