Lezhë, Festivalet Folklorike në një libër, Dizdari dokumenton festivalet e 2002, 2003 dhe 2005
Festivalet Folklorike Kombëtare të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë të mbajtura në Lezhë, gjatë viteve 2002, 2003 dhe 2005 janë përmbledhur në një libër me autor muzikantin, dirigjentin dhe studiuesin e njohur trashëgimisë folklorike muzikore shqiptare Ermir Dizdari.
“Kam qenë Drejtor Artistik i këtij festivali, dhe në këtë libër kam përmbledhur të gjithë shënimet e mia, madje edhe tekstet e të gjitha këngëve janë të përfshira në këtë libër”, u shpreh Dizdari.
Drejtoria e Kulturës në Bashkinë Lezhë, Jona Dividi, u shpreh se ky libër është një vlerë e shtuar trashëgiminë folklorike.
“Ermir Dizdari është një figurë që i ka dhënë shumë artit shqiptar. Libri që promovojmë sot është një kontribut i çmuar që dokumenton dashurinë e festivale folklorike muzikore shqiptare të rapsodëve”, tha Dividi.
Ky botim i mbështetur nga Bashkia Lezhë përbën një dokument të rrallë, i cili jo vetëm ruan, por edhe nderon pasurinë shpirtërore të trashëgimisë muzikore të këtij rajoni.
Gazetar: M. Mirashi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




