Lezhë, nis dezinfektimi i zonave turistike, proces i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik

Sociale | 2 vite më parë

Procesi i dezinfektimit në zona turistike të Lezhës ka nisur dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është evidentuar prania e larvave të mushkonjave. Fushata po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe përfshin trajtimin e të gjitha zonave të identifikuara si problematike, ndërsa konsiderohet një hap i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, me qëllim garantimin e higjienës dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

“Jemi në terren për të evidentuar, për të parë, për të kontrolluar të gjitha hartat që kemi përcaktuar në këtë kufizim si parqe, pellgje, puseta dhe zona të tjera të cilat konsiderohen si habitat për larvat e mushkonjave”, u shpreh Elson Frroku, Drejtor i NJVKSH Lezhë.

Drejtori i NJVKSH-së Lezhë, Elson Frroku, bën të ditur se puna nuk do të ndalet vetëm me ndërhyrjen fillestare, por do të vijojë me inspektime të rregullta për të vlerësuar efektin e masave të marra dhe për të ndërhyrë sërish aty ku do të jetë e nevojshme.

Shëngjini mbetet një nga pikat më të ndjeshme për shkak të afërsisë me zonën lagunore dhe pranisë së ndërtimeve me bodrume të mbushura me ujë, që krijojnë kushte për zhvillimin e larvave të mushkonjave. Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, me qëllim garantimin e higjienës dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme