Lezhë – Nis “Tetori Fishtjan”, muaji letrar kushtuar At Gjergj Fishtës në 154-vjetorin e lindjes
Muaji tetor në Lezhë është pagëzuar këtë vit si “Tetori Fishtjan”, në nder të 154-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Në kuadër të këtij përvjetori, është parashikuar një kalendar i gjerë veprimtarish letrare, kulturore dhe artistike.
“Gjatë këtij muaji kemi një program shumë të ngjeshur me programe librash kryesisht me autor që i referohen Fishtës por dhe me autor të tjerë që lidhen me zhanre të ndryshme të letërsisë”, u shpreh Paulin Zefi, Përgjegjës i bibliotekës “Gjergj Fishta”.
Gazetari dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan Zef Pergega e cilëson këtë nismë si një mënyrë domethënëse për të mbajtur gjallë emrin dhe veprën e Fishtës, që vlerësohet në Shqipëri dhe diasporë.
“Gjergj Fishta është një figurë që është publikuar edhe në Shtetet e Bashkuara me veprimtari të jashtëzakonshme ndër vite. Fishta është një “diell” i kombit shqiptar dhe ne jemi disa rreze që promovojmë veprën e tij”, u shpreh gazetari.
Pjesë e “Tetorit Fishtjan” do të jetë edhe konkursi mbarëkombëtar “Çmimet At Gjergj Fishta”, ku rreth 60 autorë do të konkurrojnë me vepra të ndryshme letrare.
Gazetar: M. Marashi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




