Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete.
Për shkak të përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj.
Nga ngjarja janë plagosur tre persona, drejtuesi malazez A. C., pasagjerja e tij A. R., si dhe një shtetas italian.
Të lënduarit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për fiksimin e provave dhe dokumentimin ligjor. Përkohësisht, në superstradë u krijua trafik i rënduar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




