Librazhd, shfaqje artistike për festat, nxënësit sjellin në skenë histori, traditë dhe folklor

Aktualitet | 11 muaj më parë

Librazhd, shfaqje artistike për festat, nxënësit sjellin në skenë histori, traditë dhe folklor Drejtoria Arsimore e Librazhdit ka organizuar një koncert të madh për festat e Nëntorit, duke bashkuar të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e qytetit.

Nxënësit, me ndihmën e prindërve dhe mësuesve, sollën një program që pasqyronte shekuj historie, vuajtjesh dhe triumfesh, si edhe trashëgiminë kulturore me këngë folklorike dhe veshje tradicionale të zonës.

 “Është një aktivitet në bashkëpunim i të gjitha shkollave dhe qëllimi i këtij aktiviteti ishte edhe shkëmbimi i eksperiencave. Bashkëpunimi luan një rol shumë të rëndësishëm dhe ky ishte qëllimi i këtij aktiviteti. Sot e sjellim ndryshe, e sjellim me periudha, nga ajo Ilirie e përfaqësuar nga një grup shkollash, nga periudha e Arbërit, nga Pavarësia e Shqipërisë dhe Rilindasit” – u shpreh Drejtoresha e Institucionit Arsimor, Ariana Çekrezi.

Vetë nxënësit u shprehën të emocionuar nga pjesëmarrja, duke falënderuar Bashkinë Librazhd për mbështetjen dhe duke kërkuar më shumë aktivitete të tilla për të rinjtë.

“Koncerti i sotëm ishte me plot shije, ishte i mahnitshëm dhe ishin të gjitha shkollat e bashkisë dhe ishte aktivitet shumë i bukur ku kishte këngë, valle, recitime, dramatizime. Mendoj se doli një shfaqje shumë e bukur dhe momenti më i veçantë ishte ndarja në periudha e Shqipërisë.” – u shpreh një prej nxënësve.

Në gjithë qytetin, atmosfera festive është e dukshme, me simbole kombëtare në çdo rrugë. Bashkia Librazhd i ka kushtuar një rëndësi të madhe festave të pavarësisë dhe çlirimit, ku në qendër janë të rinjtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme