Liga e Europës në RTSH/ 80.000 mijë tifozë anglezë në Bilbao, nata para finales ishte një kaos i vërtetë

San Sebastiani ishte arena më e fundit ku huliganët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Europës “matën forcat” mbrëmjen e kaluar. Në pritje të aktit të fundit, tifozët e Junajtid dhe ato të Totenhemit janë përleshur në rrugët e qytetit të vogël bask duke mos kursuer karriget dhe tavolinat ku ishin akomoduar.
Policia e qytetit të Bilbaos nuk ka raportuar për viktima, por vetëm për dëme materiale pas një sherri masiv që mori jetë në rrugët e qytetit të vogël. Siç dihet secila prej skuadrave ka marrë nga 15.000 mijë bileta për të akomoduar tifozët e saj në “San Mames”, por drejt Spanjës mësohet se kanë udhëtuar plot 80.000 mijë tifozë. Ndërsa kapaciteti i impiantit ku do të mbahet finalja është 53.000 mijë vende.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




