Liga Unike, Tirana gjen fitoren e tretë

Veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovë, Liga Unike, vijon fazën e grupeve dhe të martën janë luajtur të 3 takimet e saj, teksa dy prej tyre janë luajtur në Kosovë dhe njëri në Tiranë. Pikërisht ky i fundit, dueli midis Tiranës dhe Flamurtarit, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 3. Kjo sfidë është karakterizuar nga lufta e fortë sportive dhe rivaliteti dhe nga përmbysjet e shifrave.
Kështu, është Tirana që e mbizotëron dhe e fiton 10-minutëshin e parë, 20-12, por Flamurtari do të reagojë në atë të dytin, duke e fituar atë me shifrat 21-11 dhe duke shkuar kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave me dy pikë epërsi, 33-31. 10-minutëshi i 3-të ka parë skuadrat të dalin në parket duke luftuar për çdo pikë, por janë vajzat bardheblu që e fitojnë atë 19-15 dhe janë ato që kryesojnë pas një gjysmë ore lojë, me dy pikë epërsi 50-48.
10-minutëshi i 4-t dhe i fundit do të jetë i luftuar “dhëmb për dhëmb” dhe është Tirana që e fiton betejën e nervave dhe e merr këtë fraksion loje 12-11 dhe gjithë ndeshjen 62-59. Tirana korr fitoren e 3-të këtë sezon, ndërsa Flamurtari pëson humbjen e 5-të në fazën e grupeve të Ligës Unike në basketboll për femra.
Tirana – Flamurtari 62-59
TIR 20 11 19 12 62
FLA 12 21 15 11 59
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




