Ligji i ri, Guterres: Do ishte katastrofike nëse Izraeli ndalon OKB-në në Gazë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se nëse miratohet draft legjislacioni izraelit që parashikon ndalimin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) të punojë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, atëherë kjo sipas tij, do të ishte një katastrofë.
Guterres tha se ai ngriti shqetësimet e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
“Një masë e tillë do të mbyste përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe tensionet në Gazë, dhe në të vërtetë, në të gjithë territorin e pushtuar Palestinez. Do të ishte një katastrofë në atë që tashmë është një fatkeqësi e pazbutur”, është shprehur Guterres.
Parlamenti izraelit në korrik dha miratimin paraprak për një projektligj që do ta shpallte UNRWA një organizatë terroriste.
Udhëheqësit izraelitë kanë akuzuar stafin e UNRËA-s për bashkëpunim me militantët e Hamasit në Gazë.
Në përgjigje të vërejtjeve të Guterres, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon i tha Reutersit se “Izraeli punon me agjenci humanitare që janë në të vërtetë të interesuara për ndihmën humanitare dhe jo aktivizmin ose, në disa raste, terrorizmin”.
UNRËA ofron arsim, shëndetësi dhe ndihmë për miliona palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri. Ajo ka pasur prej kohësh marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, por lidhjet janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza dhe Izraeli ka kërkuar vazhdimisht që UNRWA të shpërbëhet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




