Ligji ushtarak- Kreu i partisë në pushtet: Rrezik i madh për Korenë e Jugut nëse presidenti Yoon nuk pezullohet

Botë | 2 vite më parë

“Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, mund t’i vendosë qytetarët në “rrezik të madh” nëse nuk pezullohet”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kreu i partisë në pushtet, Han Dong-hoon , duke rritur kështu gjasat që parlamenti të votojë për të fajësuar Yoon lidhur me deklaratën e dështuar të ligjit ushtarak të së martës.

“Nëse Presidenti Yoon vazhdon të mbajë postin e presidencës, ekziston një rrezik i konsiderueshëm që veprimet ekstreme të ngjashme me deklaratën e ligjit ushtarak mund të përsëriten, gjë që mund të vërë Republikën e Koresë dhe qytetarët e saj në rrezik të madh,” tha Han Dong-hoon.

Yoon tronditi vendin dhe partinë e tij të martën kur njoftoi se po vendoste ligjin ushtarak për të çrrënjosur “forcat anti-shtetërore” dhe për të kapërcyer kundërshtarët politikë pengues.

Yoon ndryshoi kursin rreth gjashtë orë më vonë pasi parlamenti, duke përfshirë disa anëtarë të partisë së tij, votuan për të kundërshtuar dekretin. Ai do të përballet me një votim për shkarkim të shtunën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme