Linjat ajrore pezullojnë fluturimet në Lindjen e Mesme për shkak të tensioneve

Botë | 8 muaj më parë

Kriza e sigurisë në Lindjen e Mesme ka detyruar një sërë kompanish ajrore ndërkombëtare të pezullojnë ose të ridrejtojnë fluturimet në rajon.

British Airways, Virgin Atlantic dhe Wizz Air kanë njoftuar anulime dhe shkurtim të itinerareve për destinacionet kryesore, përfshirë Izraelin, Dubain, Abu Dabin dhe Amanin.

Qatar Airways raportoi se disa prej fluturimeve të saj u detyruan të bëjnë rreth e qark mbi Kuvajt dhe Arabinë Saudite përpara se të ktheheshin në hapësirën ajrore të Katarit.

Ministria ruse e Transportit konfirmoi se transportuesit ajrorë rusë kanë pezulluar fluturimet për në Iran dhe Izrael.

Ndërkohë, Lufthansa ka ndaluar përkohësisht linjat për Tel Aviv, Bejrut, Oman dhe Dubai deri më 7 mars, ndërsa Air France anuloi fluturimet për Tel Aviv dhe Bejrut. Iberia gjithashtu ka pezulluar shërbimet për në Tel Aviv.

Autoriteti i Aviacionit të Kuvajtit njoftoi ndalimin e fluturimeve për në Iran deri në një njoftim të ri, ndërsa Oman Air pezulloi fluturimet për në Bagdad. Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllën pjesërisht hapësirën ajrore si masë paraprake, duke ndikuar edhe tek fluturimet e flydubai.

KLM, pjesë e grupit Air France-KLM, anuloi fluturimin e planifikuar për Tel Aviv pas sulmeve në Iran, duke e ndërprerë shërbimin më herët se sa ishte parashikuar.

Virgin Atlantic tha se po shmang përkohësisht hapësirën ajrore irakiane, duke ridrejtuar disa fluturime.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme