Liria e medias, Ambasadori i OSBE: Janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e situatës së gazetarëve. Nevojiten më shumë përpjekje për transparencën, pavarësinë editoriale

Aktualitet | 6 muaj më parë

Ambasadori i OSBE, Michele Tarran në fjalën e mbajtur në konferencën për lirinë e medias, deklaroi gazetaria nuk është thjesht një profesion apo një industri, por një shërbim për publikun.

Tarran shtoi se rënia e besimit te institucionet, dezinformomi, manipulimi, rënia e pluralizmit mediatik, rritja e pasigurive te informacioni, gjuha e urrejtjes, sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm çështje kombëtare, por sfida me pasoja për të gjithë rajonin.

“Siguria sot nuk është vetëm çështje territoresh e infrastrukture, por çështje që ka të bëjë me integritetin e hapësirave informuese”, tha ai.

Duke u ndalur te liria e medias në Shqipëri, Ambasadori vlerësoi disa prej zhvillimeve pozitive që është bërë në këtë drejtim.

Ai tha se janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e gazetarëve, përfshi këtu përpjekjet për rregullimin e kuadrit rregullator, adresimin e sfidave të hershme.

Ambasadori theksoi se pronësia e medias dhe transparenca kanë bërë përmirësim, teksa shtoi se komuniteti i medias në Shqipëri, është aktiv dhe luan rol të rëndësishëm në diskursin publik.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka ngritur një pikë fokale për sigurinë e gazetarëve që bashke me disa amendamente ligjore përfaqëson një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e profesionistëve të medias.

Përpjekjet tona i kushtojnë rëndësi punës me autoritetet për të ndjekur çdo rast e ngjarje që ka të bëjë me sigurinë e gazetarëve. Janë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar situatën e gazetarëve, përfshi këtu përpjekjet për rregullimin e kuadrit rregullator, adresimin e sfidave të hershme.

Pronësia e medias dhe transparenca për këtë janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri, është aktiv dhe luan rol të rëndësishëm në diskursin publik. Zërat e tyre të vazhdojnë të dëgjohen dhe të përfshihen në mënyrë kuptim plotë në diskutimet publike. Në 2025-ën, Autoritetet kombëtare kanë identifikuar si objektiv integrimin e medias dhe edukimin mediatik në edukimin zyrtar në programin e shkollave”, deklaroi ambasadori.

Ky i fundit u ndal më tej dhe te disa prej sfidave me të cilat përballet media në vendin tonë. Ai nënvizoi nevojën për më shumë përtpjekje për transparencën, pavarësinë editoriale dhe zbatimin konsistent të mbrojtjeve ligjore duke u siguruar që gazetarët të punojnë në kushtet më të larta etike.

“Sfidat për lirinë e medias vazhdojnë të ekzistojnë. Përfshihen shqetësimet për sigurinë e gazetarëve, presionet ekonomike që ndikojnë te qëndrueshmëria e mediave të pavarura, intimidimet online dhe fushatat e dezinformimit. Nevojiten më shumë përpjekje për transparencën, pavarësinë editoriale dhe zbatimin konsistent të mbrojtjeve ligjore duke u siguruar që gazetarët të punojnë në kushtet më të larta etike”, përfundoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme