Lirimi i hapësirave në rrugët e Lezhës – 70% e subjekteve kanë vepruar vullnetarisht, IKMT të hënën në terren

Aktualitet | 1 vit më parë

Në qarkun e Lezhës janë identifikuar 123 subjekte që rezultojnë se kanë shkelur respektimin e distancës përgjatë rrugëve kombëtare.

Nga të dhënat zyrtare, 70% e tyre kanë e kryer lirimin e hapësirave në mënyrë vullnetare brenda afatit limit të vendosur, që ishte data 31 korrik, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në shkelje të ligjit. 

Për këtë arsye, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të jetë në terren ditën e hënë përgjatë aksit rrugor Lezhë–Milot për të ndërhyrë ndaj të gjitha subjekteve që nuk kanë liruar hapësirat e përcaktuara. 

“Sot kemi dalë në terren dhe po evidentojmë rastet që nuk i kanë larguar akoma në mënyrë vullnetare. Ditën e hënë do të dalim në terren dhe do të marrim, në bazë të ligjit, masat administrative të shoqëruara me ndjekje penale, bllokim-sekuestrim të sendeve që do të gjejmë, që të kemi një territor sa më të pastër,” deklaroi Alfred Pepa, drejtor i IKMT-së Lezhë.

Autoritetet apelojnë për bashkëpunim nga të gjitha subjektet, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme