Lirimi i hapësirave publike në Shkodër, puna përqendrohet në brendësi të blloqeve të banimit

Aktualitet | 1 vit më parë

Bashkia Shkodër po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kësaj here, vëmendja është  përqendruar pranë blloqeve të pallateve, ku edhe vetë qytetarët kanë depozituar ankesa pranë Policisë Bashkiake për zënien e hapësirave të përbashkëta për komunitetin. Aksioni është zhvilluar në lagjen “Skënderbeg”, pranë blloqeve të pallateve të ish- të përndjekurve.

Sipas Drejtorit të Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, kjo është faza e dytë e ndërhyrjeve që po realizohen mes Policisë Bashkiake dhe IMT-së. Pas lirimit të rrugëve kryesore, tashmë po ndërhyhet pranë blloqeve të banimit në brendësi të lagjeve të qytetit.

“Aktualisht janë liruar të gjitha rrugët kryesore të qytetit nga pjesa e hapësirave që kishin zënë trotuaret. Pas përfundimit të fazës së [parë kemi vazhduar me fazën e dytë e cila ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike në brendësi të lagjeve. Kemi liruar gjithsej rreth 5 blloqe me pallate. Dje ka përfunduar i fundit i cili është në lagjen “Skënderbeg”, u shpreh për mikrofonin e RTSH, drejtori i Policisë Bashkiake të Shkodrës, Saimir Rrustemi.

Bashkia Shkodër po punon paaralelisht në dy drejtime, në atë të lirimit të hapësirave, por edhe në parandalimin e ndërtimeve pa leje, thekson Drejtori i Policisë Bashkiake Saimir Rrustemi

“Është dhe pjesa e lirimit të hapësirave por njëkohësisht vijon dhe pjesa e kontrollit dhe parandalimit të moszënies në vazhdimësi të atyre pjesëve që kemi liruar. Do merret masë ndëshkimore për çdo person që do tentojnë për të rizënë hapësirat publike që kemi liruar”, deklaroi Rrustemi.

Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit të Shkodrës ku janë evidentuar shkelje dhe zaptime të sipërfaqeve publike të cilat duhet ti kthehen qytetarëve.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme