Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, lirohet nga burgu. Ai u rikthye në qeli pas “arrestit shtëpiak” më 16 shtator me vendim të Apelit të GJKKO-së, që e dënoi me 2 vite e 8 muaj për “shpërdorim detyre”.
Nga llogaritja e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, Dakos i mbeteshin vetëm 10 ditë burg, 4 prej të cilave i kaloi në spital
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 8 muaj për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ në 2 raste. Njëri rast, kishte të bënte me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




