Liverpool dominon merkaton, Slot: Po vlerësojmë mundësi të tjera

“Jemi shumë të kënaqur me skuadrën që kemi, veçanërisht duke pasur parasysh fitoren e titullit të ligës sezonin e kaluar. Disa lojtarë janë larguar, por ne kemi sjellë të tjerë, dhe të rinjtë po luajnë mirë. Sidoqoftë, ne gjithmonë po vlerësojmë mundësitë e transferimit, si në sulm ashtu edhe diku tjetër”. Kështu u shpreh trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, për tregun e transferimeve, ku klubi ka shpenzuar tashmë mbi 300 milionë euro, në një konferencë për shtyp përpara Community Shield, Superkupa e Anglisë, ku Reds do të përballen me Crystal Palace të dielën e ardhshme.
Trajnerit iu bënë shumë pyetje në lidhje me largimin e afërt të Darëin Nunes. “Nuk kemi nënshkruar ende asgjë, por ka një shans që ai të largohet”. Për Alexander Isak, i cili është në konflikt me Neëcastle, por ende po shqyrton një transferim. “Nuk flas për lojtarë që nuk janë të Liverpool, dhe ne tashmë kemi potencial të madh sulmues në skuadër”, tha Slot.
“Kur mendoj për Gakpo, Chiesa, Ekitike, Salah, Frimpong dhe Wirtz, ndiej se kam shumë mundësi. Disa lojtarë të rinj kanë mbërritur (Ekitike, Wirtz dhe Frimpong), me cilësi të ndryshme nga ato që kishim. Ata duhet të përshtaten, por edhe ne duhet të përshtatemi me ta, dhe kemi punuar për këtë në javët e fundit, duke përfituar nga mungesa e një Kupe Bote ose një turneu tjetër ndërkombëtar, në mënyrë që të mund të punojmë me ta që nga fillimi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




