Liverpool, fjalët e para të Wirtz: Premier është sfida që kam pritur, dua të fitoj gjithçka

Futboll Bota | 1 vit më parë

Pasi transferimi i tij te Liverpooli u bë zyrtar, Florian Wirtz shprehu kënaqësinë e tij për fillimin e aventurës së re në Premier League. “Ndihem shumë i lumtur dhe krenar. E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë dhe më në fund ka ardhur”, tha futbollisti gjerman.

Duke ardhur nga sezone të shkëlqyera me Bayer Leverkusen, Wirtz shpjegoi vendimin e tij për t’u larguar nga Bundesliga: “Doja diçka krejtësisht të re, një sfidë tjetër. Premier League është vendi i duhur për të provuar veten. Fola me lojtarë të tjerë që kanë luajtur atje dhe të gjithë konfirmuan se është perfekt për stilin tim”.

Nënshkrimi i ri i Reds tregoi menjëherë një ambicie të madhe: “Qëllimi im është të fitoj gjithçka çdo vit. Para së gjithash duhet ta bëj punën time sa më mirë që të jetë e mundur, por dëshira për të fituar Premier League dhe për të ecur përpara në Ligën e Kampionëve është e jashtëzakonshme”.

Wirtz mezi pret të dalë në fushë për ndeshjen e tij të parë me fanellën e Liverpoolit: “Çdo fushë është spektakolare, çdo ndeshje është e veçantë. Mezi pres të filloj”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme