Liverpool, një makinë godet tifozët gjatë festimeve, disa të plagosur

Futboll Bota | 1 vit më parë

Dramë gjatë paradës së madhe. Teksa po festonin fitoren e Premier League në rrugët e qytetit, një makinë e madhe goditi tifozët e Liverpool-it, duke shkaktuar disa të plagosur. Në disa video të postuara në internet, një makinw e zezë shihet qartw duke u përplasur me turmën me një shpejtësi mjaft të lartë. Makina goditi një person përpara se të shkonte qëllimisht në turmën e tifozëve, dhjetëra mijëra prej të cilëve ishin mbledhur në qendër të qytetit, duke tërhequr zvarrë disa persona në rrugë përpara se të ndalonte.

Policia ka konfirmuar “një incident trafiku rrugor në qendër të qytetit të Liverpool”. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe makina të policisë. “Ne u kontaktuam pak pas orës 18:00 pas një raportimi për një makinë që ishte përplasur me disa këmbësorë”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë. Makina është ndalur në vendngjarje dhe një person është arrestuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme