Liverpool, Van Dijk për ndeshjen me Atleticon: Nuk e nisën mirë, herën e fundit në Anfield…

UEFA Champions League | 1 vit më parë

Liga e Kampionëve është shumë afër edhe për kampionët anglezë. Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes për të diskutuar debutimin e tyre evropian kundër Atlatico Madrid, planifikuar për nesër në mbrëmje (21:00) në Anfield: “Herën e fundit që i pritëm, e humbëm ndeshjen, ata na eliminuan dhe ishte shumë e dhimbshme”.

“Simeone është një trajner i klasit botëror, kam shumë respekt për të. Dhe për lojtarët e tij gjithashtu. Është shumë e vështirë t’i mposhtësh dhe ata nuk dorëzohen kurrë, kjo është arma e tyre më e mirë. Ata nuk kanë filluar shumë mirë, por Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme për ta dhe ne duhet të jemi gati”.

Për ditët e para të Isak me fanellën e Kuqe: “Shumë mirë, është shumë i etur dhe cilësia e tij është e dukshme që nga seanca e parë. Ka qenë një javë e shkëlqyer për të. A është vendimtar? Ai finalizon shumë mirë, është shumë i kompletuar. Ekitike është gjithashtu. Janë dy sulmues shumë të vështirë për të luajtur kundër tyre dhe jam i lumtur që janë me ne”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme