Liverpul, Slot bën llogaritë pa Salah

Përveç se do t’i duhet që të pasojë një emër si ai i Jyrgen Klop misioni për Arne Slot do të jetë edhe më i vështirë pasi një gjë të tillë do të duhet që ta bëjë pa ndihmën e Mohamed Salah.
Sipas shtypit britanik trajneri holandez është lajmëruar nga drejtuesit e skuadrës se lamtumira e egjiptianit në verë do të jetë e pa evitueshme.
Ofertat nga skuadrat saudite janë të shumta për Salah madje në shifra, të cilat nuk mund të konkurohen nga Liverpul. Për këtë motiv Salah është i vendosur që të largohet nga “Anfield Road” për ta lënë kështu Arne Slotin në një pozicion dyfish të vështirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




