Ljubomir Frockoski: Qeveria e Shqipërisë dhe e Maqedonisë thuajse nuk bashkëpunojnë aspak
Akademiku Ljubomir Frockoski, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon dhe Oneda Skënderin, tha se Qeveria e Shqipërisë dhe e Maqedonisë thuajse nuk bashkëpunojnë aspak.
Pjesë nga emisioni:
Si po ndiqen zgjedhjet shqiptare në Maqedoni dhe kush dëshirojnë Maqedonasit të fitojë?
“Faleminderit për ftesën. Janë të rralla mundësitë të kemi kontakte të tilla dhe ky është një hendek mes nesh, universitete tona nuk bashkëpunojnë. Unë shpresoj se kjo do të bëhet një gjë e rregullt. Me qeverinë e Shqipërisë dhe qeveria e re Maqedonisë thuajse nuk bashkëpunon aspak. Qeveria Maqedonase është një grupacion konservativ. Zgjedhjet në Shqipëri nuk ndiqen në mënyrë dramatike mes maqedonasve, përkundrazi nuk kam parë asnjë analizë apo televizion që merren në këtë punë.”, tha Ljubomir Frockoski.
Berisha apo Rama?/ Akademiku: Rama e tërheq rajonin kah eurointegrimi
Berisha dhe Rama janë në politikë prej një kohe të gjatë. Cili prej të dyve ka kontribuar më shumë për mirë apo për keq në forcimin e mardhënieve të shqiptaro-maqedonas.
Ljubomir Frockoski, akademik në emisionin “Një Shqipëri me Mentor Nazarkon, tha është me rëndësi që të mos funksionojë politika në mënyrë paternaliste.
Sipas tij Rama mirë e udhëheq këtë punë, ai ka një linjë të bashkëpunimit që e tërheq rajonin kah eurointegrimit dhe kjo është një qasje e mirë.
“Është me rëndësi që të mos funksionojë politika në mënyrë paternaliste dhe mund të them që Rama mirë e udhëheq këtë punë, ai ka një linjë të bashkëpunimit që e tërheq rajonin kah eurointegrimit dhe kjo është një qasje e mirë. Me Ballkanin e Hapur funksioni I tij është interesant dhe I rëndësishëm. Mendoj sëe Maqedonia ka përvojë të mirë kohët e fundit nga ky bashkëpunim. Mendoj se duhet që të lidhen shoqeri, të lidhen shoqëritë dhe universitetet duhet të fillojnë me këmbimin e profesorëve. Maqedonia ka filluar të bashkëpunojë më parë, me Serbinë dhe Maqedoninë”, tha Ljubomir Frockoski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




