Logu: PD duhet të bënte dëgjesa për Avokatin e Popullit. Shabani më i përshtatshëm nga kandidaturat
Avokat Besart Logu ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Partia Demokratike duhet të bënte dëgjesa për Avokatin e Popullit dhe se Endrit Shabani ishte kandidatura më e përshtatshme për këtë institucion.
Sipas Logut, Partia Demokratike duhet të kryente një proces të hapur, një proces dëgjese me profile të ndryshme, jo me profile thellësisht partiake.
“Partia Demokratike duhet të kryente një proces të hapur, një proces dëgjese me profile të ndryshme, jo me profile thellësisht partiake sepse nuk është strukturë partie është një institucion kushtetues. Dhe anëtarët e Partisë Demokratike të mos ngarkohen dhe të mos ndihen të tradhtuar”, u shpreh Logu.
Ai vuri në dukje se nëse Partia Demokratike do të ndiqte këtë shembull, procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nuk do të merrte një ngarkesë të atillë.
“Partia Demokratike nëse do ndiqte shembullin e hapjes dhe delegimit të pushtetit. Në kushtet kur kjo nuk ndodhi në një farë mënyre ne mund ta interpretojmë se edhe ndodhi, pse?
Nga i gjithë ai profil i 27 kandidatësh z. Shabani ishte më i përshtatshëm dhe një profil opozitar e ka tej ngarkesës të së shkuarës ‘sorosiane’.
I gjithë ky proces mori ngarkesa të tepërta. Partia Demokratike e keqmenaxhoi pak por nuk është se Rama fitoi apo Rama i përdori”, deklaroi më tej Logu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




