Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Debuton Luna Djarmati

Sportistja e re e Team Albania, Luna Djarmati bëri debutimin e saj në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në disiplinën 50 m shpinë.
Ajo u rendit e 7-ta në baterinë e dytë kualifikuese me kohën 31”69. Notarja kuqezi nuk arriti që të kualifikohet për në finalen e kësaj disipline.
Lojërat Mesdhetare, Taranto 2026, transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




